Kryetari i Komunës së Mitorviës, Bedri Hamza, së bashku me bashkëpunëtoret e tij, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me investitorë e sipërmarrës nga disa vende të botës, të cilët pritën me shumë interesim që të njihen me potencialet që qyteti i Mitrovicës ofron për zhvillimin e biznesit.
Në këtë takim të pranishëm ishin sipërmarrës nga vendet më të zhvilluara ekonomikisht si, SHBA, Gana, Nepali, Gjermania, Kalifornia, Pensilvania, të cilët ishin të shoqëruar nga ish ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Ahmet Shala, përcjell arbresh.info.
Në fjalën e tij, Hamza ka potencuar se Mitrovica ka qenë qyteti më industrial në Kosovë, por si pasojë e rrethanave të caktuara sociale e politike, aktualisht nuk e kemi fuqinë ekonomike të dikurshme, por jemi duke punuar me përkushtim që këtij qyteti ti kthehet imazhi i duhur në sport, kulturë dhe në sferën e zhvillimit ekonomik.
“Qyteti i Mitrovicës, ndonëse i ndarë në dy komuna, me një bashkëjetesë të mirë të dy nacionaliteteve, si një pasuri e madhe e qytetit, i cili synon integrim të barabartë të nacionaliteteve dhe sigurimin e një bashkëjetese dhe mirëqenie më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë” , ka thënë kryetari.
Më tutje nga kryetari Hamza u potencua se Kosova si shtet i ri, me një diversitet të pasur kulturor dhe kombëtar i është mirënjohës të gjithë aleateve të saj që kontribuan në shtetndërtimin e saj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe bizneseve ndërkombëtare në rritjen e investimeve të ndërsjella dhe inicimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. / arbresh.info/
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...