Viola von Cramon raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë një reagim në lidhje me shkrimet e ndryshme ku ndër të tjera ka quajtur mediat “ ndërrmarrje e përbashkët kriminale” të burrit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Prindon Sadiru.
Cramon deklaratën e bashkëshortit të Vjosa Osmanit, e ka cilësuar si fushatë denigruese që po bëhet kundër gazetarëve të Kosovës.
“Liria e medias është një nga tri shtyllat bazike të demokracisë dhe gazetarët duhet ta kenë lirinë që ta shprehin veten pa kurrfarë frike”, është shprehur ajo.
“Jam duke monitoruar nga afër fushatën denigruese të organizuar kundër gazetarëve në Kosovë, për t’i kuptuar ngjarjet e fundit”.
Free media is one of essential pillars of #democracy and #journalists must have the freedom to express themselves without any fear.
I am therefore closely monitoring the denigrating campaign organised against journalists in #Kosovo to fully understand recent events.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 9, 2022
Ndërsa në lidhje me këto shkrime të Sadriut kanë reaguar poashtu edhe institucione të ndryshme të cilët thirren në emër të gazetarëve./arbresh.info/
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...