Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili të hënën në një konferencë për media ka kritikuar emsiarin të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak duke thënë se është “pozicionuar” kundër Kosovës.
Kritikat e Kurtit, Stano i quajti të pabaza teksa shtoi se BE e përkrahë emisarin Lajçak, shkruan Arbresh.info.
“Sa i përket deklaratave të bëra nga zotëri Kurti, ne nuk i komentojmë –komentet, sidomos nëse ato përmbajnë pretendime të pabaza. Shtetet anëtare të BE-së, vazhdimisht e kanë bërë shumë të qartë se ata plotësisht përkrahin emisarin special Miroslav Lajçak, sikurse dhe përfaqësuesin e lartë (Josep Borrell) në rolin e tij si lehtësues në dialogun Prishtinë-Beograd”, u shpreh Stano.
“Pra ata (BE-ja) plotësisht përkahin këtë dyshe në angazhimin e tyre që të ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë që më në fund të vijnë në një nivel që t’i normalizojnë marrëdhëniet”, tha Stano, gjatë konferencës së rregullt të BE-së të mbajtur në Bruksel./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...