“Bashkë”, Begaj takohet me Osmanin në New York

20:02 | 19 Shtator 2023
E.G

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të vizitës së tij në Nju Jork është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Bashkë” ka shkruar Begaj krahas fotografisë së publikuar në Facebook, shkruan Arbresh.info.

Ndryshe, krerët e shteteve shqiptare po qëndrojnë në Nju Jork, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara./Arbresh.info

Të ngjashme