Reagimet dhe kritikat për Shpend Ahmetin ishin të shumta në këtë seanca, e kësaj rradhe kritika i erdhi nga ish-bashkëpartiaku i tij, Egzon Azemi.
Azemi e konsideroi Prishtinën si të plaçkitur nga kjo qeverisje, shkruan arbresh.info.
Sipas tij keq qeverisjet në buxhet kanë qenë skandaloze, duke filluar nga darkat luksoze siç i quan ai, janë shpenzuar deri në 30 mijë euro, qiraja e veturave deri ne 300% shpenzime më shume se që ishte e planifikuar.
“Shumë premtime shumë pak punë e shumë shpenzime, shpenzime të luksit janë të shumta. Është i njëjti person se me zvogëlimin e shpenzimeve mburrej me blerjen e kifleve dhe qumështit, ndërsa sot vjedh edhe qumështin. Shpend Ahmeti është i njëjti person po jo i njëjti njeri, shpenzimet qe rriten nga kjo qeverisje mund t’i quajmë shpenzime luksi, për 12 muaj për dreka dhe darka komuna ka shpenzuar 30 mijë euro, për vetura 13 mijë euro më shumë se planifikimi, qiraja për vetura 300% më shumë se ishte planifikuar, Prishtina nuk po qeveriset, ajo po plaçkitet” tha Azemi
Veç tjerash Azemi tha se këta të cilët po e quajnë veten socialdemokrat po e shkatërrojnë Prishtinën, duke i quajtur edhe piratë me kravata./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend