Azem Syla sillet me pranga në Gjykatë, shtyhet seanca ndaj tij

10:41 | 9 Janar 2018
Arbresh.info

Është shtyrë seanca gjyqësore në rastin ndaj Azem Sylës të njohur si ‘Toka’.

Seanca kryesore ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve është shtyrë për shkak të problemit me përbërjen e trupit gjykues.

“Shtyrja e seancës është bërë pasi nuk mund të vazhdonte pa kompletimin e trupit gjykues. Të gjitha seancat që janë paraparë për këtë javë duhet të anulohen”, ka deklaruar kryetari i Trupit Gjykues në këtë rast, Arkadiusz Sedek.

Pritet vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për caktimin e gjyqtarit.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme