Google ADS

Avdullah Hoti kujton kryetarin e vrarë të Klinës, Ismet Rracin

19:17 | 24 Prill 2023
E.H

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, e ka kujtuar sot ish-kryetarin e Klinës, Ismet Rracin në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Hoti, me anë të një postimi në Facebook, tha se Kosova humbi veprimtarin, intelektualin dhe bashkëpunëtorin e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai tha se vrasja e Rracit, ishte sulm ndaj lirisë dhe demokracisë.

“Kujtimi për të dhe veprimtarinë e tij do të jetë i përhershëm. Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit Ismet Rraci!”, tha Hoti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme