Asistenca Sociale e cila deri më tani është shpërndarë vetëm përmes banakave nga tetori do të fillojë të shpërndahet përmes zyrave postare të Postës së Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga Posta e Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Duke filluar nga tetori ndihmat sociale (asistenca sociale) do të shpërndahen përmes zyrave postare të Postës së Kosovës. Më herët kjo është bërë vetëm përmes bankave”, thuhet në këtë njoftim, transmeton arbresh.info.
Me këtë rast, të hënën (2 tetor), në ora 11:00, në zyrën postare që ndodhet në objektin kryesor të Postës (ish-PTK), në lagjen “Dardania” në Prishtinë, do të bëhet shpërndarja e ndihmës së parë sociale në Postë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ministra të Qeverisë së Kosovës dhe zyrtarë tjerë të lartë. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin