Asamblistja e Kuvendit të Prishtinës uron gjithë shqiptarëve festën e 10 vjetorit të pavarësisë

14:30 | 18 Shkurt 2018
Arbresh.info

Asamblistja e kuvendit komunal të Prishtinës Arbenita Murseli ka uruar gjithë shqiptarët festën madhështore për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ajo është shprehur se kjo festë e ndërtuar me kaq shumë mund e sakrificë, dikur ëndërr e parealizueshme sot po jetësohet fuqishëm duke na bërë pafund krenar.

Ky është postimi i Murselit ne llogarinë e saj në facebook:

Të gjithë shqiptarëve anë e mbanë gëzuar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Një dekadë më parë në mes të dhimbjes e vuajtjes, shpresës e dëshirës për jetë të lirë e të pavarur shteti ynë vulosi përjetësisht pavarësinë, lirinë, sovranitetin e demokracinë.

Meqenëse nuk mund të pritet mrekulli nga një 10 vjeçar unë prap do të besoj e punoj që vendi ynë të bëjë gjëra të mahnitshme më gjithë ato resurse të çmuara që i ka.

Kosova do bëhet një vend shembull për nga zhvillimi ekonomik, arsimimi e shëndetësia. Për këtë u jemi borxhli atyre që dhanë edhe jetën për këtë ditë që ne sot të gëzojmë, festojmë, flasim e këndojmë me gjuhën e bukur shqipe.

Urime 10 vjet shtet vendi im! ????

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme