Arsenali ka filluar bisedimet me mesfushorin e Leicester City, Youri Tielemans.
Sipas raportimeve në Angli, Newcastle United dhe Barcelona janë gjithashtu të interesuar për Tielemanin.
25-vjeçarit i skadon kontrata në verë, pasi klubet kërkojnë ta transferojnë me parametra zero, por duket se kërkesat e tij për pagë janë të larta.
Reprezentuesi belg iu bashkua Leicesterit nga Monaco në vitin 2019 pas një sezoni të suksesshëm si huazim në stadiumin “King Power”.
Këtë sezon ai ka bërë 29 paraqitje për “Foxes” në të gjitha garat dhe ka shënuar katër gola dhe ka dhënë një asistim.
Mesfushori aktualisht është jashtë fushës me një dëmtim të kyçit të këmbës të marrë kundër Arsenalit në shkurt dhe nuk ishte në skuadër për humbjen 2-1 ndaj Aston Villa të martën./Arbresh.info/
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë