Policia e Kosovës në Kllokot, me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake, ka realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një personi i komunitetit serb.
Pas kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi për gjykatën një pushkë e llojit M48, një pistoletë e llojit ,,Cervena Zastava“ e kalibrit 7.65 mm dhe 34 copa fishekë të kalibrit 7.92 mm.
I dyshuari me inicialet G.P., është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor Kllokot ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...