Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) nën dyshimin se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Sipas Policisë, i dyshuari kishte lëshuar document të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’I lirohen paratë e bllokuara, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike (SHKE) ka pranuar informata nen dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga një zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Gjatë veprimeve hetimore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë siguruar dëshmi se personi i dyshuar me dashje dhe dijeninë e tij, ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke e keqpërdorur detyrën zyrtare.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
“I dyshuari M. K., viti i lindjes 1969, mashkull/kosovar, kishte lëshuar dokument të rrejshëm në emër të ATK-së, me qëllim që një biznesi të caktuar t’i lirohen pronat e bllokuara.”, thuhet tutje.
I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...