Një i mitur ka sulmuar me kaçavidë një person në Viti duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i mituri është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viti 11.05.2024 – 15:40. Pas një konflikti verbal në mes të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, në rast është përfshirë edhe i dyshuari mashkull kosovar –i mitur, i cili e ka sulmuar me kaçavidë viktimën duke e goditur disa here duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari i mitur me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...