Arrestohet 22-vjeçari në Gjilan, iu gjet marihuanë në xhep

20:13 | 25 Shtator 2023
E.G

Nëj 22 vjeçar është arrestuar pasi që të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe lëndë të tjera narkotike.

Sipas Policisë, substancës së dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me ç’rast ka rezultuar pozitiv dhe ka peshuar 33.87 gram, shkruan Arbresh.info.

“Më datë 25.09.2023 në vazhdimësi të detyrave operacionale në teren nga DHTN Gjilan është ndaluar personi i dyshuar Sh.K., m/k (viti I lindjes 2001), ku të njëjtit në xhep iu janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të dyshuara substancë narkotike e llojit marihuanë, e që më pas është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fjalë ku është gjetur edhe nje sasi tjetër e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit nga PTHDKR dhe i njëjti ka sygjeruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në ndalim policrr për 48 orë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme