Policia është njoftuar se në fshatin Suhogerll- Istog, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë ndaluar veturën e cila ishte duke qarkulluar në atë rrugë, të dyshuarit nën kërcënimin e armës kanë kërkuar që viktimat njëri nga ta i mitur, të largohen nga automjeti.
Viktimat janë larguar nga automjeti, ndërsa nga të dyshuarit nga viktimat kanë marrë: 900 euro, dy telefona të cilët i kanë thyer ne vendin e ngjarjes dhe veturën e cila është gjetur dy kilometra nga vendi i ngjarjes e braktisur, thuhet në një komunikatë për media.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Stacioni Policor Istog dhe njësiti i Sektorit Rajonal për Hetime DRP Pejë.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me datë 30.03.2022, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre të dyshuarit e këtij rasti.
Me qellim të gjetjes së provave është bërë bastisja e tri lokacioneve, ndërsa në njërin nga lokacionet janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë të gjata tre karikator.
Pas konsultimit me prokurorin kompetent, të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të tij ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar ne procedurë te rregullt./arbresh.info/
Lëndimet e lojtarëve, ndryshime në listën e Shqipërisë U21
Shujtat e FSK-së, Maqedonci: Me Jasharin, kemi kërkuar të nd...
Burrë e grua marrin peng 53-vjeçarin në Gjirokastër, e kërcë...
Vdes 34-vjeçari në Prizren, dyshohet se ra në kontakt me rry...
Qeveria “hap thesin” për Forcat e Armatosura, deri në 40 mij...
29 të vdekur nga sulmet izraelite e fundit në Gaza