Google ADS

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, dyshohet se hodhën granat dorë në drejtim të një lokali në sheshin ‘Adem Jashari’

22:50 | 23 Gusht 2023
E.H

Dy persona janë arrestuar sot në Mitrovicë, pasi që dyshohet se me datën 9 qershor 2023 në sheshin “Adem Jashari”, kanë hedhur një mjetë shpërthyes në drejtim të një kafiterie.

Si pasoj e shpërthimit të mjetit, e cila kishte qenë granat dorë, janë shkaktuar dëme materiale në atë lokal e gjithashtu janë dëmtuar edhe xhama e dy lokaleve tjera, shkruan Arbresh.info.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve të DRP-Mitrovicë Jugu kishin zhvilluar hetime intensive disa mujore në lidhje me këtë rast dhe kishin arritur të siguronin prova materiale të rëndësishme për identifikimin e personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

“Provat i ishin prezantuar prokurorit dhe pasi ishte siguruar Urdhëresa për kontroll nga ana e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, hetuesit rajonal sot me datë 23.08.2023, kanë realizuar kontrollin në një lokacion dhe kanë gjetur prova të reja të cilat janë sekuestruar. Pas kontrollit, në bazë të dyshimit të arsyeshëm janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale në fjalë”, thuhet tutje në njoftim.

Të dyshuarve, A.D., 25-vjeçar dhe G.H., 20-vjeçar, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme