Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë të dyshuar për fajde e detyrim

09:03 | 14 Qershor 2023
E.H

Dy persona janë arrestuar dje për veprën penale “fajde dhe detyrim”, në Fushë Kosovë raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, nga të dyshuarit janë sekuestruar 4,000 €, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, 150 fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprën penale.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 04.05.2023 – NN. Më 13.06.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura. Nga të dyshuarit janë sekuestruar: 4,000 €, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, njëqind e pesëdhjetë fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprën penale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme