Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të Qendrës së Prishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia.
Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të VV-së me votë unanime.
“Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia. Koordinatori i ri i Qendrës së Prishtinës do të fillojë punën këtë javë duke ftuar strukturat e Qendrës së Prishtinës dhe duke afruar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë këto ditë. Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron suksese z. Vitia në detyrën e re”, thuhet në njoftimin e VV-së./Arbresh.info
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...