Gjykata e Apelit është deklaruar rreth vendimit për lirimin nga paraburgimi dhe zëvendësimin e masës me arrest shtëpiak për të dënuarin, Enver Sekiraqa, nga gjykata e shkallës së parë me 37 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës.
Sipas kësaj gjykate vendimi është marrë pas shqyrtimit të kolegjit të Gjykatës së Apelit.
“Arsyetimi i këtij vendimi për të ndryshuar masën e paraburgimit për të pandehurin nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak do të përfshihet në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit,” është shprehur për arbresh.info, zëdhënësi i kësaj gjykate, Arbër Jashari.
Pasditen e së enjtes Policia e Kosovës, ka marrë Sekiraqën nga Shërbimi Korrektues i Kosovës për ta përcjellur në shtëpinë e tij.
Në vitin 2016, ai ishte dënuar me 37 vjet si personi përgjegjës për planifikimin e vrasjes së policit Triumf Riza.
Rreth këtij vendimi ka pasur reagime të shumta nga familjarët e Triumf Rizës. Së fundi, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar ashpër gjyqësorin e Kosovës dhe EULEX-in.
Këta të fundit të pyetur rreth vendimit ndaj Sekiraqës, nuk kanë dashur të komentojnë.
“Do të ju rekomandoja të kontaktoni zëdhënësin e Gjykatës së Apelit,” është shprehur për arbresh.info, zëdhënësja e EULEX-it, Dragana Nikoliq Solomon.
Lënda e Enver Sekiraqës është duke u trajtuar në shkallën e dytë nga Gjykata e Apelit./B.Agushi/arbresh.info/
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe