Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës i cili po kryeson seancën e sotme të Kuvendit ka replikuar ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së, Anton Çuni në një emision televiziv mbrëmë se Haliti ka marrë 8 milionë marka nga Ministria e Mbrojtjes që atë kohë udhëhiqej nga tashmë i ndjeri Ahmet Krasniqi.
Haliti i ka thënë Çunit se nëse ka fakte për këtë atëherë ai do të jap dorëheqje nga Kuvendi dhe e ka pyetur atë se a është i gatshëm ai të jap dorëheqje nëse del se ka gënjyer, raporton Arbresh.info.
“Nëse unë i kam marr 8 milionë marka un prej sot nuk jam në këtë Kuvend, nëse ti ke gënjyer a je i gatshëm të japësh dorëheqje. Pasi është kryer lufta e kam ditur kush je ti, nuk është mirë të gënjehet opinioni sepse ti nuk ke qenë kurrë prezent gjatë bisedimeve e as nuk i ke të dhënat e asaj kohe. Nëse ti ke fakte që unë kam marr 8 milionë marka unë jap dorëheqje”, ka thënë Haliti.
Menjëherë ka reaguar deputeti Çuni i cili ka thënë se nuk është asgjë sekret që ai ka marrë para nga Ahmet Krasniqi.
“Unë nuk e di çka ka të keqe nëse ky fond. Nuk është asgjë sekrete, nuk jam i vetmi që e kam thënë, kanë folur për këtë çështje edhe shumë të tjerë, por nëse ju dëshironi fakte edhe më shumë unë do t’i siguroj”, është shprehur Çuni.
Haliti ka replikuar duke i thënë se u konvenon të flasin për njerëzit e vdekur dhe jo për ata që janë gjallë.
“Ju askund nuk e përmendi atë se kush e ka arritur marrëveshjen për të qenë bashkë. Këtu mund të flasin Bujar Bukoshi sa i përket çështjeve politike dhe Isa Mustafa pjesërisht për çështje të financave. Shuma që e ke thënë nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam mohuar as bashkëpunimin me Bujar Bukoshin, as me Ahmet Krasniqin”, ka përfunduar Haliti duke mos i lejuar më fjalën as Çunit./Arbresh.info
Disa kuriozitete rreth Krishtlindjes
Si kremtohet Krishtlindja në botë?
“Rruga e Kombit” e pa pastruar nga bora, vështirësohet qarku...
Rruga Pejë-Kullë e pakalueshme për automjete të rënda, të tj...
Barcelona del me ‘plan B’ për regjistrimin e Olmos, për katë...
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje