Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter në emër të përfaqësuesit Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar pas takimit qe ka pasur me ta sot, ka lëshuar një deklaratë lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës.
Me anë të kësaj deklaratë të përbashkët, ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës të dielën e 24 shtatorit, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ata kërkuan që autorët të vihen para drejtësisë.
“Dënojmë fuqishëm sulmet e dhunshme në afërsi të Manastirit të Banjskës më 24 shtator që çuan në humbjen e jetës së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Ne shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për një vdekje kaq tragjike në krye të detyrës. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë përmes një procesi hetimor transparent”, thuhet në reagimin e përbashkët.
“Ne vlerësojmë koordinimin e ngushtë të Policisë së Kosovës me Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë për të garantuar sigurinë e civilëve dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën nga afër”, vijon deklarata.
Në këtë deklaratë theksohet se prioritet vazhdon të mbetet normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi përmes dialogit të nndërmjetësuar nga BE-ja.
“Ne ritheksojmë angazhimin tonë për të ulur tensionet. Në këtë drejtim, prioriteti ynë mbetet ecja përpara në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke filluar me kthimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Diplomacia është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme”./Arbresh.info.
Today I joined @RP_France_OSCE @GER_OSCE @ItalyatOSCE & @UKOSCE in condemning the violent attacks on the Kosovo Police near the Banjska Monastery.
Our priority remains moving forward on the normalization of relations between Kosovo & Serbia.
Statement: https://t.co/eCkM310fKi
— Michael Carpenter, U.S. Ambassador to the OSCE (@USAmbOSCE) September 28, 2023
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...