Google ADS

Aida Dërguti në AAK, Dardan Molliqaj në Alternativë

14:54 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, do t’i bashkohet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe deputeti, Dardan Molliqaj, partisë së Mimoza Kusarit dhe IlirDedës, konkretisht Alternativës.

Kështu ka thënë gazetari, Gazmend Morina për arbresh.info. Sipas tij kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, diku kah pranvera.

“Aida ka tendecë që të shkojë në AAK, mirëpo grupi tjetër rreth saj sipas informacioneve që i kam, dëshiron të bashkohet me Alternativën dhe do ta shohim atë skenën ku Dardan Molliqaj e përcjellte Ilir Dedën, por tash në nje parti tjetër. Pra, Ilir Deda do ta mirëpret Dardan Molliqaj në Alternativë”, është shprehur Morina për arbresh.info.

Kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, dega në Vushtrri dhe anëtarja e kryesisë së këtij subjekti politik, Aida Dërguti sapo ka dhënë dorëheqje nga këto funksione./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme