Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe anëtarë i ekipit negociator, Shpend Ahmeti, në një postim të tij në Facebook, ka reaguar në lidhje me deklarimin e Presidencës së Kosovës, se Delegacioni Shtetrorë, është për suspendimin e taksës, shkruan arbresh.info
Ahmeti në reagimin tij kishte thënë se ai asnjëherë nuk është deklaruar për suspendim të taksës në asnjë takim tjetër.
Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të Shpend Ahmetit:
REAGIM
Disa media po informojnë se Delegacioni Shtetëror kinse qenka deklaruar për suspendimin e taksës.
Delegacioni Shtetëror nuk është deklaruar për suspendimin e taksës. Ka qendrime te subjekteve të ndryshme dhe ato janë tashmë të njohura për publikun. Për më shumë, as unë nuk jam deklaruar për suspendimin, as në këto takime dhe as në takime tjera. Kemi folur për arsyeshmërinë e taksës dhe pse ka qenë e nevojshme.
Qëndrimi i SHBA është i qartë. Edhe arsyeja e taksës është e qartë. Tash i mbetet Kosovës me vendos se cili është interesi strategjik. Çfarëdo veprimi që shihet si fitore personale dhe fitore elektorale e dëmton Kosovën dhe pozicionin negociator të saj./arbresh.info/
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...