Google ADS

Abdixhiku-Krasniqit: LDK nuk është në koalicion qeverisës me Listën Serbe

13:04 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka reaguar shefit të grupit parlamentar, Memli Krasniqit për deklaratën se LDK dhe Lista Serbe kanë pasur qëndrime të njëjta për Ligjin e Gjykatës Speciale në Strasburg.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka thënë se Krasniqi e paska akuzuar LDK-në për qëndrime të njëjta me Listën Serbe duke thënë se është vetë PDK ajo e cila është në koalicion qeverisë me Listën Serbe.

Lexoni të plotë postimin e Abdixhikut:

Memli Krasniqi paska akuzuar deputetët e LDK-së për qëndrime të njëjta për Specialen me Listën Serbe.

– E para, LDK nuk e ka partner qeverisës Listën Serbe, PDK e ka. PDK ka pritur 5 orë miratimin dhe ardhjen nga Beogradi. Nëse vërtetë i konsideroni siç edhe janë, largoni prej qeverisë. Mos na mbani ligjerata.

– E dyta, LDK është konsistente në qëndrimet e saja. Gjykatën Speciale e ka votuar dhe sponzorizuar pikërisht PDK. LDK s’mund të luaj me politikën nacionale e ndërkombëtare sipas qejfeve të odave. Jemi më serioz se kaq.

– E treta, LDK s’bën akrobacione politike për të rrënuar aleancën me SHBA-të. Ju njohim për theqafje, por theqafjen se lejojmë për vendin tanë. Këtë aleancë e kemi bindie politike.

– E katërta, identifikimi i LDK-së me Beograd s’është risi nga PDK. Kështu keni bërë gjithëherë kur muskujt s’ju kanë bërë punë aty ku duhej intelekt. Por gjuha e njëjtë ka shtyrë e nxitë edhe eliminimin e figurave kyçe të LDK-së. Dhe gjuha e njëjtë sot, ka mu këtë rrezik.

Harroni se kjo strategji, kjo gjuhë ju bën punë. Qytetarët janë të dijshëm; s’janë aq naive sa i merrni ju – e ne jemi të vendosur ta mbrojmë Republikën me çdo kusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme