Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan ende nuk ka vendosur se kë do ta mbështes në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen në këtë komunë më 19 nëntor.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info ish kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.
Ai ka thënë se janë duke pritur oferta nga partitë që do të shkojnë në balotazh dhe se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete.
“Ne për momentin jemi duke i pritur ofertat e tyre , deri tash nuk kemi oferta nga asnjëra palë, në momentin që kemi do t’i shqyrtojmë”, tha Kadriu.
Sipas tij, para balotazhit, AAK do të dal me deklaratë që nuk do të mbështesin asnjërin kandidat pa marrëveshje paraprake.
Kadriu ka deklaruar se AAK nuk ka vija të kuqe pa asnjë parti pa marrëveshje paraprake.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve të 19 nëntorit për të parin e komunës së Gjilanit do të garojnë Lutfi Haziri nga LDK dhe Ismajl Kurteshi nga VV.
Përndryshe LDK dhe AAK në komunën e Gjilanit ishin në koalicion për katër vite./arbresh.info/
Mbappe i “pamëshirshëm”, realizon eurogol ndaj Sevillës
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...