Google ADS

Ministri Krasniqi viziton komunat në veri të vendit

14:05 | 15 Nëntor 2022
K.B

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi gjatë ditës së sotme ka shkuar në Veri, në Zveçan dhe Zubin Potok.

Krasniqi bashkë me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi vizituan zyrën e gjendjes civile, kurse në Zubin Potok shkuan në shkollën në fshatin Çabër.

Zveçan dhe Zubin Potok

Me nënkryetarin e Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, vizituam zyrën e gjendjes civile dhe u njoftuam nga afër për procesin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Me zëvendëskryesuesin e Komunës së Zubin Potokut, Vedat Mehmeti vizituam shkollën në fshatin Çabër”, ka shkruar Krasniqi në facebook. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme