Presidentja Osmani takoi kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed

15:22 | 23 Shtator 2022
K.B

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në New York ka takuar kryeministren e Bangladeshit, Sheikh Hasina Wazed.

Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë vlerësuar miqësore, teksa Presidentja Osmani ka theksuar domosdoshmërinë e avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Në përpjekjen e Kosovës për konsolidimin e pozitës ndërkombëtare, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova e sheh Bangladeshin një aleat, ndaj kërkoi ndihmën e këtij shteti për njohje nga vendet fqinje të tij.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani kërkoi mbështetjen e Bangladeshit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova do të bëj përpjekje për rritjen e shkëmbimit tregtar me këtë shtet.

Në takim me znj. Sheikh Hasina u diskutua edhe për një sërë marrëveshjes, të cilat pritet të nënshkruhen ndërmjet dy shteteve, në mesin e të cilave edhe ajo për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme