Google ADS

190 veta me grip në Klinikën Infektive, vetëm në vikend 10 raste të reja

09:05 | 25 Shkurt 2020
A. B.

Gripi sezonal në Kosovë ua mori jetën gjashtë personave.

Mjeku infektolog në QKUK, Valbon Krasniqi, për arbresh.info tha se, që nga fillimi i sezonit e deri më sot kanë qenë rreth 190 raste të cilët kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive.

E, gjatë këtij vikendi thotë se janë paraqitur rreth 10 raste të reja.

“Ne jemi në sezonin e dimrit dhe është normale të presim numër më të madh të rasteve që nga fillimi i sezonit rastet e para janë paraqitur në dhjetor e deri më sot kanë qenë rreth 190 raste të cilët kanë qenë të shtrirë në klinikën infektive të dyshimit me shenja të gripit, shumica  e tyre kanë qenë me tipin A ndërsa kemi edhe me gripin B të virusit. Javën e fundit kemi pas numër më të madh të të prekurve nga gripi më virusin B i cili është më i lehtë se sa gripi A. Ndërsa, gjatë këtij vikendi janë rreth 10 raste të reja që janë paraqitur, por kanë ardhur me simptoma të gripit.”

Ai thotë se gjatë këtij viti kemi pasur 6 raste që gripi sezonal në Kosovë ua mori jetën.

“Por siç e kemi thënë disa herë gripi është një sëmundje e lehtë dhe në shumicën e rasteve në numrin më të madh të rasteve të të prekurve kalon në forma më të lehta apo në simptoma të lehta dhe shumica e të sëmurëve trajtohen në mënyra ambulatore ose shtëpiake, por fatkeqësisht gripi nganjëherë dinë edhe në forma të rënda ne ketë vit kemi pasur 6 raste që kanë përfunduar duke e humbur jetën dhe shumica e këtyre 6 rasteve me përjashtim të dy rasteve te tjerët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë Krasniqi./A.Zeka/arbresh.info/

Të ngjashme