Sot mbushen 19 vjet nga rënia heroike e dëshmorit gjeneral Skënder Haxhi Çekut.
Skënder Çeku u lind më 1 janar 1955, në Qyshk të Pejës. Ai në vitin 1996 shpërngulet nga Zvicra dhe vendoset në Tiranë. Banesa e tij u bë bazë e fuqishme armatimi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, kontakton shumë shokë të veprimtarisë, të cilët më vonë edhe do të bien dëshmorë, si Ilir Konushevci, Fehmi e Xhevë Lladrovci. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Skënderi u autorizua të angazhohet në sferën e logjistikës së armatimit dhe ngritjen e bazave të UÇK-së në zonat e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Ai në fillim të verës së vitit 1998 hyri në Kosovë së bashku me dhjetëra bashkëluftëtarë, duke sjellë një sasi të madhe armatimi. Sulmi i parë i forcave serbe mbi fshatin Loxhë, më 6 korrik 1998, Skënderin e gjeti në istikamet e UÇK-së.
Në këtë betejë ai u shqua me guxim dhe aftësi të rrallë luftarake. Mirëpo, luftëtarët e lirisë, Loxhën e kishin bërë fortifikatë të pathyeshme, mbi të cilën sulmet e armikut u përsëritën edhe më të ashpra, më 15 korrik.
Në këto sulme, kundër pozicioneve të UÇK-së, Skënder Çeku u plagos rëndë dhe me gjithë përpjekjet për t’ia shpëtuar jetën, ai hyri në përjetësi, duke ia shtuar lavdinë Kosovës dhe ushtrisë së saj çlirimtare. Bashkëluftëtarët e varrosën në fshatin Semetisht të Suharekës, ndërsa pas luftës trupi i dëshmorit u rivarros në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.
Për merita të dëshmuara ushtarake, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka graduar, pas rënies, me gradën e gjeneralmajorit. Vepra e tij është lartësuar në monumente përkujtimore, por edhe në emra rrugësh e institucionesh. Në fshatin Loxhë të Pejës është zbuluar pllaka e tij përkujtimore, ndërsa emrin e këtij dëshmori e mori shkolla fillore e fshati Qyshk.
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu