19 vjet nga masakra e Reçakut

09:07 | 15 Janar 2018
Arbresh.info

Kosova përkujton sot 19-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli do të bëjnë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, si dhe do të marrin pjesë në një akademi përkujtimore të organizuar me këtë rast në përkujdesje të presidentit të Republikës së Kosovës.

Homazhe do të bëjë edhe kandidati për kryetar të VV-së, Albin Kurti.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme