Një 19-vjeçare nga Gjakova, mbrëmjen e së enjtes e ka ftuar një 29-vjeçar në banesën e saj, duke e joshur përmes rrjetit social “Snapchat”. Por pak pasi arriti në banesën e saj, djali nga Gjakova u dëshpërua keq, aty e rrahën dhe e grabitën, raporton Gazeta Express
Biseda me një 19-vjeçare i shkoi mirë një djali nga Gjakova, por jo edhe momenti kur ai arriti në banesën e saj.
Dy të rinjtë kishin bisedat përmes rrjetit social “Snapchat”, ku vajza e kishte joshur djalin dhe e kishte ftuar në banesën e tij.
29-vjeçari A.N. kishte shkuar në banesën e vajzës, A.D. me të cilën kishte biseduar. Por, pak pasi arriti aty, e priti një befasi e pakëndshme.
Dy persona të maskuar dhe me shufra hekri në duar, ia kanë grabitur A.B. portofolin me 160 euro.
Pas grabitjes, të dyshuarit e kanë kërcënuar 29-vjeçarin që të mos e njoftojë policinë për rastin që kishte ngjarë.
E tërë këtë ngjarje e ka konfirmuar për Gazetën Express Drejtori Rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta ka treguar se është arrestuar e dyshuara A.D. e cila edhe e ka pranuar veprën e kryer.
“Sot gjatë ditës pas një pune operative të hetuesëve nga stacioni policor Gjakovë, është arrestuar e dyshuara e cila e ka pranuar se veprën e ka kryer duke bashkëpunuar me të dashurin e saj dhe një shokun e tij, të cilët janë identifikuar nga policia por që ende janë në arrati”, ka theksuar Graishta./GazetaExpress
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...