Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 19 raste të reja me coronavirus nga 2,672 testime.
MSH njofton se në total numri i rasteve aktive është 137.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.590.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.932 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 356.771 doza të vaksinës.
Deri më sot 107.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...