Gjatë muajit dhjetor-2024 në rajonin e Ferizajt janë raportuar gjithsej 183 aksidente të komunikacionit rrugor.
Prej tyre, 1 ka qenë me fatalitet, 1 me persona të vdekur, 69 me lëndime, 94 persona janë lënduar dhe 113 kanë qenë me dëme materiale, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa gjatë muajit dhjetor 2023 ishin të raportuar 197 aksidente të komunikacionit rrugor , prej tyre: 63 kanë qenë me lëndime, 110 persona janë lënduar dhe 134 kanë qenë me dëme materiale.
Në përgjithësi numri i aksidenteve për muajin dhjetor-2024 ka shënuar rënie prej -7.1 % krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2023.
Gjatë këtij muaji policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 3 mijë e 801 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 25 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.”, njofton policia.
Ndërkaq, policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, njofton policia./Arbresh.info/
Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Yamal: Nuk ka rëndësi kush është në finale, ne duam titullin
Deklaratat e Trump për Groenlandën, OKB: Sovraniteti dhe int...
Mbi 1.5 milion njerëz mbesin pa energji elektrike në Kalifor...
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se...