Lumni Luzhnica nga Fushë Kosova, ende i ka të freskëta kujtimet dhe zërin e babait të tij, Azemit, të cilin e dëgjoi për herë të fundit më 28 mars të vitit 1999.
Kanë kaluar më shumë se 18 vjet dhe Lumniu po jeton me brengën se ku gjenden eshtrat e babait të tij, i zhdukur në pranverën e vitit 99-të. Ai thotë se sipas fqinjëve, babai i tij u mor nga forcat serbe në kohën e luftës dhe nuk u gjet më.
Dita kur për herë të fundit e kishte parë babanë e tij, nuk i hiqet nga mendja as tani. Lumniu thotë se nga paslufta i ka ndodhur shpesh që fytyra e babait të tij t’i ngjajë në shumë persona nga larg por që e vërteta e zhdukjes së tij ende mbetet mister, raporton televizioni publik.
Lumniu thotë se më nuk ka shpresë se babai i tij është ende gjallë, ndonëse gjetja e eshtrave të tij do t’ia lehtësonte gjysmën e dhembjeve që ka.
Ai thotë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë shumë rreth të pagjeturve dhe se ende kjo çështje nuk është prioritet i tyre.
Që nga lufta e fundit në Kosovë mbi 1600 persona ende figurojnë të zhdukur.
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja