Ende vuajtje e kujtime në Prekaz. Edhe sot banorët e fshatit legjendar me shumë dhimbje e kujtojnë aksionin ushtarak të vitit 1998, kur forcat paramilitare serbe morën jetën e 55 pjesëtarëve të familjes Jashari.
Që nga viti 1991 deri më 1998 Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Më 30 dhjetor të vitit 1991 kryhet sulmi i parë ndaj familjes Jashari. Ndërsa sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kryen në muajin janar, 1998.
Më 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jasharaj i rezistuan. Megjithatë, në këtë betejë që zgjati afër 30 minuta të plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.
Pas këtij sulmi, familjes Jashari i erdhën miq, shok e bashkëkombas për t’u solidarizuar me ta. Ata i kërkuan kryefamiljarit Jashari q ë t’i tërheqin gratë dhe fëmijët nga aty. Por, edhe gratë dhe fëmijët kishin marr vendimin që të qëndrojnë, duke thënë se “po të vriten djemtë, nuk na vyen jeta të jetojmë”. Dhe vendosen të qëndrojnë, qëndruan për t’i treguar botës se shqiptarët nuk shkojnë askund përtej truallit dhe shtëpive të tyre.
Sulmi i tretë, që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familajrë të ngushtë të Adem Jasharit.
Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoj tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.
Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj janë vendosur në Muzeun e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sefer Jashari nga Prekazi me dhimbje i kujton të gjitha ndodhitë e 5 marsit. Ai për KosovaPress tregon se nuk ishte vetëm 5 marsi i 98-ës kur Prekazi ishte sulmuar nga forcat serbe. Sipas tij, familja Jashari ishte në shënjestër të forcave serbe që prej viteve të 90-ta.
“Sot e kujtojmë këtë ditë si ditë historike, sidomos për lagjen dhe për krejt Kosovën. I kujtoj – krejt kemi qenë gjatë luftës – të gjithë. Kjo nuk është ka që ka ndodh vetëm me 5 mars 98-ës…98 kanë filluar këtu qysh në mëngjes në ora 6. Ka qenë ditë e enjte, 5 mars dhe ka zgjat deri të shtunën. Dhe të shtunën e ka marr hapin gjithçka. Ne këtu kemi qenë të gjithë, por një numër i tyre ka shpëtuar, por shumica kanë rënë. Familjen e kam pas këtu, jemi kanë afër 30 anëtarë të familjes. Edhe ata e kanë përjetuar luftën këtu. Kur kanë hy serbët brenda dhe i kanë dëgjuar fëmij ët duke bërtitur dhe i kanë nxjerr jashtë, atëherë e kanë gjetur edhe Besartën vajzën e Hamzës dhe i kanë dërguar në fabrikën e municioneve”, ka rrëfyer Jashari.
Por, edhe pas 18 viteve nga kur ka ndodhur ngjarja, Jashari thotë se nuk është bërë aq sa është dashur për vendin, pasi se siç është shprehur ai, njerëzit që janë të interesuar vetëm për xhepat e tyre dhe jo për popullin.
“Sot ndihemi shumë mirë, jo vetëm lagja e Jasharajve, por e gjithë Kosovë. Edhe pse jo bash ashtu ku kemi mundur me qenë sot, por krahasuar atëherë me sotmen mirë jemi. Kemi mundur më përpara me ecë – po janë qëlluar njerëzit të untë – dhe çfarë po iu vjen në dorë nuk po e lëshojnë. Nuk po e shfrytëzojnë për popull por për xhep të tyre”, thotë Jashari.
Cicero ni, Xhevat Imeri, për KosovaPress ka treguar për ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të 1998-ës në Prekaz, por edhe për sulmet e mëhershme.
Ai për 5 mars kujton Drenicën e rrethuar, ku në shënjestër të këtij rrethimi ishte komandanti Adem Jashari bashkë me familje.
“Pesë marsin e kujtoj si gjithë shqiptarët. Me pesë mars të cilën e gjen Drenicën të rrethuar, por shënjestër e këtij rrethimi ishte familja dhe komandanti Adem Jashari. Duke pasur parasysh ardhjen në krye të Adem Jasharit si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe duke u munduar që ta shuajnë këtë Lëvizje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, regjimi serb dhe familjen Jashari e kishin në shënjestër që nga viti 1991, më konkretisht me 30 dhjetor të vitit 1991 bëhet edhe sulmi i parë në familjen Jashari. Është ditur që do t ë ketë pasoja, është ditur që do të ketë sakrifikime por rolin kryesor në jetën e Ademit e ka luajtur familja, sepse familja ishte ajo e cila përkrahi Adem Jasharin, përkrahi idenë e tij, por në anën tjetër kyç luante edhe vallua i madh Rifati”, tha Imeri.
Ciceroni Imeri ka treguar se para 5 marsit, komandantin Adem Jashari e kishin lajmëruar që do të ketë sulme dhe që forcat serbe do t’ia mësynin Skenderajt. Por ai tregon se ishte menduar që fillimish këto forca do të kalojnë në Llaushë, duke e pasur parasysh se aty ka qenë pjesa më e madhe e njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mirëpo, këto forca nuk e kishin cak Llaushën, caku i tyre ishte Prekazi.
Komandant Ademi, pasi u informua që forcat serbe do të sulmojnë Prekazin, Imeri tregon se ai lajmëroi familjen e tij, ku ju kishte thënë “përhajër na qoftë, se lufta do të fillojë”.
“Luftimet fillojnë me 5 mars të vitit 98 nga qendra e fabrikës së municioneve. Por si fshati, lagja Jashari ka qenë e rrethuar nga të gjitha anët. Arsyeja pse është rrethuar nga të gjitha anët ka qenë fillimisht që të mos lejohen njerëzit që të hynë dhe të dalin për ndihmë, dhe qëllimi kryesor ndoshta ka qenë vrasja e Adem Jasharit. Ata kanë menduar se po të vritet Ademi si kryekomandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shuhet edhe Lëvizja Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës… Por, si simbol i kësaj lirie, që ne kemi merret familja Jashari, ku e gjitha si familje, duke llogaritur gra, fëmijë bien heroikisht duke e mbrojtur familjet, duke e mbrojtur Kosovën, por bie edhe rrethi më i gjerë i Jasharajve prej 55 vetave ku në mesin e tyre, 32 janë meshkuj, 23 janë femra, dhe 21 prej tyre janë fëmijë. Gjatë periudhës së luftës, në fa miljen Jashari kanë qenë prezentë 22 anëtarë”, tha Imeri.
Ndërsa, Rifati me tre djemtë, Muratin, Bekimi dhe Lulzimin në atë kohë ishin në Gjermani. Po ashtu, në këtë sulm munguan edhe dy vajzat e Ademit, Shqipja, Marigona dhe dy vajzat e Rifatit, Ilrijana dhe Fazija, pasi që të katërtat ishin plagosura.
Më pas ai tregoi se si i mbijetoi vajza e Hamzës Besarta sulmit, e cila mbijetoi duke u strehuar nën magjen ku gatuhej buka.
“Kurse anëtari i dytë dhe i vetëm i cili sheh dhe e përjeton gjithë tmerrin e familjes Jashari, ka qenë Besarta, vajza e Hamzës. Edhe si familje, luftën nuk e kanë paramenduar me gra dhe fëmijë edhe duke e parë dy sulmet e para me të lehta , gratë dhe fëmija kanë qenë të vendosur në podrum, dhe ajo goditja që vie nga mbrapa ka qenë edhe goditja më fatale do të thotë kësaj predhj e i mbijeton vetëm Besarta duke kaluar në kuzhinë nënë magje dhe duke qëndruar e strehuar për ato 72 orë. Ajo thotë se si obligim do ta ndjejë gjithë jetën për atë pjesën ku kërkonin ujë me pi. Gjithherë kam provuar t’ua dërgoj, mirëpo thotë se vazhdimisht kishte gjuajtje dhe granatime dhe nuk ka pasur mundësi që t’ua ofroj edhe atë pikë ujë’, ka treguar Imeri.
Por, përveç trishtimit që përjetoi Besarta, sa ishte brenda, ajo u përball edhe me forcat serbe, të cilat kishin hyrë brenda për ta vërtetuar që kishin vrarë Adem Jasharin.
Me të hyrë në shtëpi, ata gjetën edhe Besartën që në atë kohë ishte 11-vjeçare.
Atë e morën, por Besarta në ato momente pati dhe një lutje për ushtarët serbë, që motrën e saj, Blerinën 7-vjeçare ta merrnin nga dhoma poshtë, pasi ajo ishte e gjallë. Por, edhe përkundër premtimit që iu dha asaj, Blerinës nuk i ofruan ndihmë dhe ajo vdiq, bashkë me anëta rët e tjerë të familjes Jashari.
Ciceroni Imeri, thotë se rezistenca është zhvilluar në tërë lagjen Jashari. Më pas ai rrëfeu edhe largimin e forcave serbe nga Kosova, ku me të larguar forcat serbe të mbijetuarit e familjes Jashari që ishin në Gjermani kthehen në Prekaz.
“Fatmirësisht pas largimit të forcave serbe, familja Jashari kthehet nga Gjermania. E kanë filluar një jetë të re, janë martuar katër djem kanë lindur 14 fëmijë, 9 djem dhe pesë vajza me emra të ripërtërirë Shabani, Ademi, Hamza, Zahidja . Dhe tash duke llogaritur nuset që kanë marr, fëmijët që kanë lindur duhet të plotësohet edhe një anëtarë. Si pasuri, familja thotë se pasurinë më të madhe dhe privilegjin më të madh që kemi fituar është populli. Thonë kemi dhënë gjithsej 55 duke llo garitur krejt njerëzit e lagjes si familje, por thonë që kemi fituar 7 milionë duke llogaritur gjithë shqiptarët nga jemi”, tha Imeri.
Megjithatë, ai tha se pse ka kaluar kohë e gjatë në këtë qendër memoriale, është pritur më shumë punë për këto objekte, por ai thekson që gjërat e mira vijnë gradualisht.
Ai madje tha se eksponatet e familjes Jashari dhe të tjerëve të rënë në këtë luftë, duhet të kenë një muze më të madh në mënyrë që të shfaqen të gjitha ato që kanë mbetur.
Për nder të 18 vjetorit të rënies së Adem Jasharit, familjes së tij dhe të tjerëve, sot në Prekaz, si çdo vit, i janë bërë homazhe për të nderuar veprën dhe rezistencën dhe sakrificën e bërë.
Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europo...
Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani ud...
18 të plagosur në një sulm me thikë në stacionin e Hamburgut...
Rusia përjashton Vatikanin: Nuk mund të jetë vendi i duhur p...
Microsoft bllokon emailet që përmbajnë fjalët “Palestinë” os...
Tuneli i Llogorasë hapet sot për qarkullimin e automjeteve