Organizata amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rights Watch ” 18 vjet më parë publikoi raportin me titull “Java e terrorit në Drenicë” .
Në këtë raport i cili u publikua me 8 shkurt të vitit 1999, përshkruhet se si forcat speciale serbe nga fundi i shtatorit të vitit të kaluar masakruan 21 civilë në fshatin Abri e Epërme, dhe vranë 13 burra në fshatin e afërt Golluboc.
Ekstrakt nga Raporti i Vëzhguesve për të Drejtat e Njeriut – Java e terrorit në Drenicë: Shkeljet e ligjeve humanitare në Kosovë
Luftimet në Abri të Epërme
Kah mesi i Korrikut, 1998, armata jugosllave dhe policia serbe filluan një ofanzivë të përgjithshme kundër UÇK-së. Ajo, pothuaj kishte humbur kontrollin, sipas një vlerësimi, në mbi një të tretën e territorit të Kosovës. Ofansiva që shoqërohej nga artileria e rëndë, tanket, forcat ajrore, pati efekt të lartë në detyrimin e forcave të UÇK-së për t’u tërhequr nga shumica e pozicioneve të tyre drejt maleve mes drunjësh. Dhe në fund të kësaj ofenzive, vetëm pak luftëtarë të UÇK-së u vranë apo u zunë rob. Vuajtjet më të mëdha i përjetoi popullata civile shqiptare, që jetonte në zonat e luftimeve. Më shumë se dyqind fshatra janë shkatërruar dhe së pakut 300 mijë njerëz kanë mbetur pa strehë. Shumica e më se 2000 të vrarëve gjatë shtatorit janë civilë. Rreziku që u kanosej civilëve në Kosovë ishte artikuluar në një qëndrim publik të Komiteitit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq lëshuar në shtator: “Në momentin e tanishëm mbretëron gjendje e rënd dhe e pandryshueshme për disa javë me radhë. Dhjetëra e mijëra civilë janë në rreth të hekurt të sulmeve dhe të zhvendosur nga trojet e veta. Ata i janë ekspozuar dhunës, madje u kërcnohet edhe jeta, shkatërrimi i shtëpive, ndarja nga familjet dhe abdukcioni. Mijëra sish nuk kanë vend ku të strehohen as të kërkojnë vetmbrojtje…”Nga mesi i shtatorit, presioni ndërkombëtar ndaj Millosheviqit për të ndërprerë këtë ofansivë ishte rritur. Por, tashmë çeveria kishte arritur të shkatrrojë qendrat dhe vendqëndrimet e UÇK-së, duke i shtyer ata drejt maleve. Veprimet shkatrruese kishin ngelur pambaruar edhe në një zonë të rëndësishme; Drenicën, pjesën qendrore të Kosovës, ku kishin zënë vend luftimet më të shumta mes UÇK-së dhe forcave të qeverisë. Dyshohej se ditët finale të ofansivës ishin kalkuluar me kujdes. Kryetari Millosheviq dhe krerët e tij ushtarak e dinin se kishin pak kohë p? ?r ta kompletuar objektivin e tyre në Kosovë e pastaj për të manipuluar me një kërkesë për tërheqje rapide të forcave nga Kosova, siç kërkon perendimi. Fshati Abri e Epërme gjendet në territorin e komunës së Gllogovcit të Drenicës. Fshat i vjetër 500-vjeçar, që kishte rreth 300 shtëpi të ndara në disa komponime (lagje) të mëdha familjare, me fusha dhe drunjë në mes tyre, llogaritur edhe lagjën Deliu dhe atë Hysenaj, të cilat zënë vend të posaçëm në këtë raport. Tri kilometra në veri, në maje të bregut gjendet Likoci, që ishte në shërbim të UÇK-së, por që nga 13 shtatori (1998 – Sh.B) riokupohet nga forcat jugosllave. Gjatë muajit shtator, forcat e qeverisë morën një ofansivë në regjionin e Drenicës që kishte për qëllim të dislokojë UÇK-në nga kjo trevë e fuqishme. Policia dhe ushtria sulmuan nga drejtimi i Klinës, në jugperendim të Gllogovcit, pastaj edhe nga Qyçavica, malet në lindje dhe me efikasitet do t’i rret hojnë forcat e UÇK-së në bregun e Abrisë. Duke ju referuar Naim Malokut, një komandues i UÇK-së dhe ish oficer i armatës jugosllave i intervistuar nga “Nju Jork Times”, forcat jugosllave hasën në rezistencë të UÇK-së mes Abrisë dhe Likocit… Pas pushtimit të Likocit, forcat e qeverisë ishin nisur drejt Abrisë. Sipas Zejnije Deliut, që ishte me famijlen e saj në Abri, në fillim të ofanzivës, forcat e qeverisë filluan të bombardojnë lagjën Deliu nga Likoci që në mëngjes, rreth orës tetë, të premtën, më 26 shtator, nga llojet më të ndryshme të artilerisë dhe mortajave. Shumica e banorëve të Lagjës ishin strehuar në pyll, për t’u ikur granatimeve. I vetmi civil që kishte ngelur në Lagje gjatë granatimeve ishte Bashkim Deliu, 21 vjeçar, që duhej të kujdesej për babain e tij Fazliun, 94 vjeçar dhe invalid. Bashkimi sqaron se sulmet vazhduan sërish të shtunën në mëngjes, pasi në mbrëmjen e së premtës policët sërish ishin kthy er në Likoc. Gjysma e konvojit të tankeve në Likoc, që ishin rreth 68 gjithësejt, kishin lëvizur në drejtim të Lagjës Deliu. Ata hedhnin pandërpre gjyle nga topat e tankeve mbi Lagjën tonë. Këmbësorët vinin pas tankeve dhe shumica e tyre kishin mjekrra. Unë vazhdoja të qëndroja me babain tim, që kishte nevojë për ndihmën time, për ujë dhe ushqim. Ishim duke tymosur nga një cigare, kur granata ra në kulm të shtëpisë. Kërceva jashtë nga kati i dytë i shtëpisë dhe vrapova nëpër oborr. Shikova nga një vrimë e derës së oborrit dhe pashë se në shtëpinë e fqiut ishin futur ushtarë e paramilitarë. I pashë ushtarët tek vinin drejt shtëpisë sime jo më larg se tridhjet metra. Kishin uniforma ushtarake ngjyrë kafeje dhe shumë prej tyre kishin thika të mëdha ose sopata të vogla, përveç armëve të zjarrta. Vazhdova të vrapoj me sa forcë që kisha drejt Badërlakëve (Lagjës fqinje)… Për disa ditë me radhë pastaj forcat jugosllave do të mbajnë nën kontroll Abrinë, duke kryer keqbërjet e cekura në këtë rapot.
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...