18 kosovarë kthehen nga Mali i Zi, dërgohen në karantinë në konvikte

17:02 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

18 shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer sot nga Mali i Zi përmes pikës kufitare në Kullë

Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, përmes një njoftimi në Facebook.

Personat e kthyer në Kosovë nga Mali i Zi, janë përcjellë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Njoftimi i plotë:

Sot në pikën kufitare në Kullë kanë hyrë në mënyrë të oragnizuar në grup 18 shtetas të Republikës së Kosovës të cilët kanë ardhur nga Republika e Malit të Zi.

Ekipi mjekësorë i përbërë nga:
Dr.Myrvete Salihi-QKMF Pejë,
Dr.Arijeta Musliqi-QKMF-Pejë,
Dr.Burim Kotori- IKSHP-Pejë ka kryer procedurat e nevojshme mjekësore në kuadër të masave mbrojtëse për Covid-19 dhe më pastaj janë përcjellë nga ushtarët e FSK-së për në Qendrën e Studentëve në Prishtinë për karantinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme