Google ADS

178 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

11:13 | 27 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se aktualisht janë duke u trajtuar 178 pacientë me Covid-19.

Prej tyre 158 janë me oksigjenoterapi dhe tetë pacientë janë në CPAP, transmeton arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Raporti më datë 27.08.2021 për trajtimin e pacientëve me Covid-19:

✓178 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid 19;

✓158 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

✓ 8 pacientë janë në CPAP;

✓23 pacientë të pranuar;

Mbroje vetën vaksionohu.

Të ngjashme