Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se në periudhën 14-19 gusht janë kryer 400 testime, ku prej tyre 177 raste kanë rezultuar pozitive.
Ndërkaq dy persona kanë vdekur, shkruan Arbresh.info.
Prandaj, IKSHPK ka ritheksuar se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.
Postimi i plotë:
Përditësim rreth COVID-19
ℹ️ Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve.
ℹ️ Gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19.
ℹ️ IKSHPK rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.
IKSHPK rekomandon, gjithashtu:
➡️Mbajtjen e higjienës, veçanërisht të duarve, shmangien e kontakteve me personat e infektuar, shmangien e tubimeve të mëdha dhe sidomos ato në ambiente të mbyllura;
➡️Ngritjen e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësore me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve
➡️Të respektohet bartja e maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19
➡️Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve
➡️Personat me simptoma të testohen
➡️Personat me imunitet të komprometuar të ri-vaksinohen!/Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024
Dështon gjykimi për gazin lotsjellës, seanca e radhës një di...
PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen n...
Përfundon gjykimi për këtë javë ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ...
Ursula von der Leyen i shpëton jetën një pasagjeri në një av...
Grabiti 5.4 milion euro në aeroportin e Rinasit, dënohet me ...