177 mijë euro për punimet në rrugën Boro Stankoviq në Mitrovicë e Veriut

10:33 | 14 Gusht 2024
E.G

Kryetari i Mitrovicë së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se sot kanë filluar punimet në rrugën Boro Stankoviq.

Sipas tij, ky është një projekt tejet i rëndësishëm për banorët e asaj lagje, shkruan Arbresh.info.

Atiq tha se vlera e projektit kap shumën rreth 177 mijë euro, ku përfshin asfaltimin, kanalizimin fekal dhe atmosferik.

“Edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë në gjithë qytetin, kështu duke i dhënë fund neglizhencës së bërë nga qeverisjet e kaluara.”, ka shkruar kryetari i Mitrovicës Veriore./Arbresh.info/

Të ngjashme