170 zyrtarë po kërkojnë dy policët e zhdukur në Lepenc

13:29 | 1 Maj 2018
V. S.

Njësitë e Policisë së Kosovës, të FSK-së, Zjarrfikësve, KFOR-it e qytetarë vullnetarë kanw vazhduar edhe sot kwrkimin e dy trupave tw pjestarwve tw Policisë, të cilët konsiderohen të zhdukur pasi ranë nga rruga magjistrale Kaçanik – Hani i Elezit në rrjedhën e lumit Lepenc.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha për KALLXO.com se janë 170 persona që po marrin pjesë në kërkim të trupave të dy pjesëtarëve të Policisë.

“Hetimet dhe kërkimet për dy pjestarët e Policisë janë duke vazhduar. Kemi në terren 170 zyrtarë të agjencioneve të ndryshme dhe për çdo gjë do të njoftoheni me shkrim”, tha Gashi.

I pyetur nëse kanë gjetur ndonjë provë materiale në vendin e ngjarjes, Gashi nuk deshi të flasë me arsyetimin se nuk dëshiron t’i komentojë të dhënat e  portaleve.

KALLXO.com për disa ditë radhazi ka raportuar live për kërkimet e dy trupave të pjesëtarëve të Policisë që dyshohet të kenë rënë në rrjedhën e Lumit Lepenc./kallxo.com/

Të ngjashme