Google ADS

70 për qind e kontribut-dhënësve në Trust janë meshkuj

10:58 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj ka thënë sot se është e shqetësuar me numrin e vogël të femrave që kontribuojnë në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Hadërgjonaj ka thënë sot gjatë seancës së Kuvendit kur po shqyrtohej raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale, se në bazë të tij, 70 për qind e kontributdhënësve janë meshkuj ndërkaq vetëm 30 për qind janë femra.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të stimuloj punësimin e grave dhe vajzave.

“Të ulët një diferencë e tillë mes të punësuarve, Qeveria të ketë politika stimuluese për punësimin e grave dhe vajzave por edhe grupeve të margjinalizuara”, është shprehur ajo.

Kuvendi po vazhdon seancën që kishte mbetur në gjysmë më 14 dhjetor të vitit 2017./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme