B.Muharremaj 17 vjeç nga fshati Gjinovc i Suharekës ka humbur jetën pas plagëve të marra me mjet të mprehtë-thikë. Ai nuk arriti t’i bëjë ballë plagëve që i mori pas një rrahje ndërmjet disa të rinjve.
Zënka ndodhi gjatë mesditës në Stacionin e Autobusëve në Suharekë.
Gazeta Express mëson se B.Muharremaj është i afërm me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremin. Po ashtu viktima ishte djali i vetëm në familje.
Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar dy të miturit nga fshati Gjinoc, njëri nga ta ndërroi jetë – B. Muharremaj.
Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e Muharremit në spitalin Rajonal të Prizrenit. I plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Emergjencën e QKUK-së, raporton Gazeta Express.
Edhe sulmuesit ishin të mitur dhe të tre janë arrestuar nga Policia.
“Mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale”, ka njoftuar policia
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...