17-vjeçari nga Ferizaj, Jon Musliu, është rekrutuar nga Akademia e Forcave Ajrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Musliu tha se kur e ka marrë emailin se është pranuar, atij i është dukur e pabesueshme.
“Kjo eksperiencë besoj ja ka vlejtur dhe jam i kënaqur që kam mundur ta çoj deri në fund, domethënë të siguroj një vend aty. Normal që kur e kam parë për herë të parë, kam qene shumë i gëzuar. Kam pritur të më vij një email i tillë, por unë u habita shumë dhe isha shumë i gëzuar”, tha Musliu për Abcnews Albania.
17-vjeçari ka treguar edhe për sfidat që i ka kaluar për t’u përzgjedhur.
“Ka qene konkursi i hapur i FSK dhe ka qene një marrëveshje me Amerikën. Aty kam aplikuar dhe kam kaluar shumë sfida, vështirësi, sepse kemi pasur shumë teste të përgjithshme dhe të gjuhës angleze, matematikës, teste fizike”.
“Edhe më pas kemi pasur për t’u përzgjedhur disa finalista prej Kosovës, që të vazhdojnë për më tej dhe me nxjerr dikë më të mirë. Prej atyre testeve kam mundur të dal i pari dhe të siguroj një vend në Akademinë e Forcave Ajrore në Amerikë”, tha ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...