Është vetëm 17 vjeçar, por Erdajt Sopjani nga Fushë Kosova ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në botën e teknologjisë.
Ai tregon se ka krijuar një program unik, nëpërmjet një pajisjeje që vendoset në kokë, duke arritur kështu të bëjë leximin e sinjaleve të trurit, për të rekomanduar aktivitete pushimi të personalizuara.
Ky projekt i dha atij vendin e parë në një garë ndërkombëtare të mbajtur në nëntor të këtij viti në Austri, ku morën pjesë mbi 300 konkurrentë nga e gjithë bota, raporton Arbresh.info.
“Funksionaliteti i programit është se unë ty të shfaqi aktivitete të ndryshme që mund t’i bësh në pushime, duke e mbajtur një pajisje në kokë, ku unë mund që t’i lexojë sinjalet e trurit dhe në fund mund që ta shikoj sesi po ndihesh ti për secilin aktivitet që mund ta rekomandojë një pushim që mund të përshtatet ty më së miri”, tregon Erdajti.
17 vjeçari na tregon se si duke u bazuar në një studim shkencor që është bërë në Universitetin amerikan, ka deformuar numrat, duke bërë të mundur që përmes këtij programi të kuptojë se sa negativ, apo pozitiv ndihet personi tek i cili bëhet eksperimenti.
“Vetë gara na i ka dhënë 5 sfida, unë dhe ekipi im kemi zgjedhur sfidën për të rekomanduar një pushim që mund të përshtatet atij më së miri në bazë të personalitetit dhe prejardhjes. Ekipet e tjera kanë vendosur që të vazhdojnë duke i marrë të dhëna njeriut, pyetje duke i bërë duke i mbushur formularët, por neve na ka ardhur ideja që ta lexojmë trurin se kush të njeh më mirë se vetë truri yt. Kur e vendos në tru ajo pajisje mi kthen mua në sinjale, sinjalet e trurit tënd në numra. Unë e kam përdorë një studim shkencor që është bërë në një Universitet të Amerikës dhe përmes kësaj i kam deformuar këta numra që të mundem të shikoj prej 0 deri në 100 se sa pozitiv ose negativisht po ndihesh ti. Kur t’i shfaq këto aktivitete unë mund të tregoj se cila po ju bën të ndiheni mirë dhe cila keq”, shprehet ai.
Ky program, i krijuar nga Erdajti dhe ekipi i tij, ka potencial të aplikohet në shumë fusha të tjera, përfshirë edhe mjekësinë.
“Ky program mund të ndihmoj në shumë fusha të tjera, sepse vetë gara ka qenë për turizëm, kjo mund të aplikohet edhe në mjekësi, por vetë kjo gara për turizëm ka qenë për ta rritur turizmin e Austrisë. Gara në Austri ka qenë internacionale me 300 pjesëmarrës nga e gjithë bota, prej krejt shteteve dhe kontinenteve të botës. Unë fatmirësisht e zura vendin e parë. Jemi zgjedhë ekipi me më i mirë, gara ka qenë 24 orë. Brenda 24 orëve, ne e kemi pas projektin më të mirë që e kemi implementuar dhe ne veç se e zumë vendin e parë. Unë veç se e kam ditur që do ta zë vendin e parë, projekti ka qenë shumë inovativ, ka qenë shumë i mirë kur e krahasosh me projekte të tjera veç se u dike”, shton ai me krenari.
Erdajti, shpjegon se për të realizuar projekte të tilla kërkohet një investim i madh, diçka që për momentin është një sfidë për të, për shkak të pamundësisë financiare për të mbështetur idetë gjeniale të tij.
“Ky nuk është projekti i parë por nuk do të jetë as i fundit por që fatkeqësisht për secilin nga këto projekte duhet investim shumë i madh, veç se unë nuk i kam të ardhurat për me investua ose për të bërë diçka në këto projekte. Vitin e kaluar e kam fituar edhe një garë tjetër prej të njëjtit organizatorë në Shqipëri çmimi ka qenë për të shkuar në Austri dhe mua më ra që të shkoj në këtë vit dhe i kam pas të gjitha shpenzimet e paguara”, thotë ai.
17 vjeçari është i sigurt se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm në fushën e teknologjisë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...