Një 17-vjeçar me inicialet O.A.[emër i njohur për redaksinë], i datëlindjes 2002, dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të Luan Malokut, këshilltarit politik të Fatmir Limajt, të martën rreth orës 17:00.
Siç mëson Insajderi nga burime brenda Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në garazhin e shtëpisë së Malokut në lagjen Veternik të Prishtinës.
Nga të njëjtat burime, gazeta mëson se në shtëpinë e të dyshuarit O.A., pas një kontrolli të policisë menjëherë pas raportimit të rastit, janë konfiskuar një armë e tipit Zorake, një karikatorë dhe një gëzhojë.
Në Policinë e Kosovës rasti është iniciuar si “Vrasje në Tentativë”.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë.
Në një njoftim për media të martën në mbrëmje, Policia e Kosovës njoftoi se Maloku është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Gjendja e tij është stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, njoftoi Policia.
Luan Maloku tash e disa vite mban pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limajt. Ai është edhe anëtar i Nismës Socialdemokrate.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?