Zgjedhjet e 17 tetorit dëshmuan pjekurinë e elektoratit.
Të paktën kështu e shohin rezultatin e së dielës njohësit e rrethanave politike në vend.
Gazetari, Zekirja Shabani, në një prononcim për arbresh.info, ka vlerësuar se Vetëvendosje mori goditjen nga elektorati i vet për shkak të arrogancës së treguar në qeverisje.
“Këto zgjedhje dëshmuan vetëdije të lartë qytetare dhe treguan pjekurinë e elektoratit. Vetëvendosje mori goditjen nga elektorati i vet për shkak të arrogancës së treguar në qeverisje dhe mos vënies në praktikë të premtimeve deri më tani. Ndërkaq LDK dhe PDK u rritën si rezultat i zhgënjimit të shpejtë të qytetarëve me Vetëvendosjen. Nuk është se dy partitë opozitare punuan për të qene shkaktarë të kësaj rritje, por thjesht qytetarët i ndëshkuan liderët komunal të cilët talleshin me inteligjencën e tyre”, ka deklaruar Shabani.
Edhe analisti, Blerim Burjanim, ka shprehur qëndrimin se ngritja e LDK-së dhe PDK-së ka ardhur pas dëshpërimit të qytetarëve nga Lëvizja Vetëvendosje në krye të Qeverisë.
“Dëshpërimi me qeverinë aktuale dhe punën qe ka bërë tani, është vetëm një arsye e rritjes se LDK sidomos dhe PDK në anën tjetër. Segment tjetër është dallimi në mes pushteteve dhe qytetarët në nivelin lokal votojnë ndryshe për shkak se varet nga puna që kanë bërë kryetarët. Në disa komuna s’ka ndryshim. Disa janë ndëshkuar për mos punë dhe nuk kanë vota të duhura, dhe segmenti i tretë dështimi në kandidatura. Si VV, dështimi i saj është në kandidatura”, ka deklaruar Burjani.
Sipas rezultateve të KQZ-së, së paku në 19 komuna janë shënuar fitore të partive politike që në raundin e parë ndërsa, 21 komuna tjera shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahen me 14 nëntor.
Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, në zgjedhjet e së dielës nuk arriti të fitojë pa balotazh asnjë komunë, por në disa nga to prin në rezultate.
Në bazë të rezultateve paraprake të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, Lista Srpska ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës pesë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dy dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy. Fitore që në raundin e parë janë shënuar në: Deçan (AAK), Kaçanik (PDK), Mitrovica e Jugut (PDK), Leposaviq (Lista Serbe), Lipjan (LDK), Novobërda (Lista Serbe), Peja (LDK), Shtërpca (Lista Serbe), Suhareka (AAK), Ferizaj (PDK), Zubin Potoku (Lista Serbe), Zveçani (Lista Serbe), Hani i Elezit (PDK), Graçanica (Lista Serbe), Ranillugu (Lista Serbe), Parteshi (Lista Serbe), dhe Mitrovica e Veriut (Lista Serbe), Skenderaj (PDK)./V.Selimi/arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...