Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 17 persona të cilët kanë shkelur vendimet e marra nga ana e Qeverisë së Kosovës për parandalim të përhapjes së pandemisë koronavirus..
Sipas raportit të policies vetëm në Prizren janë arrestuar gjatë ditës së djeshme 12 persona, raporton arbresh.info.
Arrestime pati edhe në Pejë ku u 3 persona përfunduan në pranga, si dhe në Mitrovicë 1 dhe në veri të vendit 1.
Raporti i plotë
Rr. Adem Jashari, Prizren 12.05.2020-11:05. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Dragash, Prizren, 11.05.2020-10:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. I dyshuari është intervistuar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Lubizhdë, Prizren, 12.05.2020-16:40. Janë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Të dyshuarit pas intervistimit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-16:00. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit të dyshuarit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-15:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Zojz, Prizren, 12.05.2020-14:45. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Pas intervistimit i dyshuari me udhëzim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Edi Durham, Prizren, 12.05.2020-21:35. Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi nuk kanë respektuar vendimet e Qeverisë. Pas intervistimit të dyshuarit me udhëzim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Ekrem Rexha, Prizren, 12.05.2020-22:40. Njësiti policor kishte vërejtur se një lokal është i hapur dhe duke punuar. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Dëshmorët e Kombit, Deçan, 12.05.2020-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte shërbyer disa persona me kafe. I dyshuari kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Sadri Demukaj, Deçan, 12.05.2020-20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i restorantit për shkak se brenda në restorant kishte pasur disa persona duke u shërbyer. I dyshuari kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Brigada Kosovare, Pejë, 12.05.2020-21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila kishte shërbyer me pije alkoolike disa persona. E dyshuara kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë, 12.05.2020-23:00. Njësiti policor gjatë patrullimit në një lokal kishte vërejtur tre persona. Ndaj pronarit të lokalit të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit pasi kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, kurse me dy personat tjerë janë marr inspektorët komunal.
Rr. Kral Petri i parë, Mitrovicë, 12.05.2020-23:00. Nga njësiti policor gjatë patrullimit është takuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe kishte vepruar kundër vendimit të Qeverisë. Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila kalon në procedurë të rregullt. /arbresh.info/
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...
Dita e Pavarësisë, Ceremonia solemne në sheshin e Flamurit n...
Dita e Pavarësisë, BE: Kjo festë gjen Shqipërinë më afër fam...