Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 17 pacientë nga Shqipëria, po marrin shërbime të rregullta të dializës në Spitalin e Prizrenit.
Ky shërbim po u ofrohet falas, sikurse edhe qytetarëve të tjerë të Republikës së Kosovës.
“Krahas tyre, janë edhe 195 pacientë të tjerë nga Komuna të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë spital”, thuhet në njoftimin për media, përcjell arbresh.info.
Brenda vitit, sipas ShSKUK-së në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seanca dialize, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.
“Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar, përfshirë mjekë internistë nefrologë, por edhe infermierët dhe stafi tjetër mbështetës që me përkushtim shërbejnë për pacientët”, thuhet tutje.
Numri i pacientëve sipas vendbanimeve
-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë,
-komuna e Suharekës, 28 pacientë,
-Komuna e Rahovecit, 27 pacientë,
-Komuna e Malishevës, 23 pacientë,
-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,
-Komuna e Mamushës, 1 pacient,
-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...