Sot është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të kontratës së financimit prej 169 milionë euro, që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Erste Group Bank dhe NLB Group Bank, kanë dhënë për ndërtimin e parkut energjetik me erë në Bajgorë dhe Selac të Mitrovicës.
Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, përfaqësues nga BERZH-i, nga Erste Group Bank, NLB Group Bank si dhe nga KOSTT-i.
Përmes këtij projekti, qyteti i Mitrovicës do të përfitojë nga energjia më e pastër dhe më e qëndrueshme, ku do të prodhohen 105 MW energji elektrike përmes 30 turbinave me erë.
Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, theksoi se ndihet krenar dhe falenderues ndaj bashkëpuntorëve për këtë projekt madhor, duke thënë se qyteti i Mitrovicës tashmë është i garantuar për investime dhe vazhdimisht po realizohen projekte të shumta që janë në interes të qytetarëve.
Ky investim nga kompania “Sowi Kosovo LLC” i cili do të kushtojë 169 milionë euro, konsiderohet njëri nga projektet më madhore që nga pas lufta në fushën e investimeve në energji alternative.
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...